Vendimet për pushime të zgjatura zyrtare vlejnë vetëm për administratën publike, ndërsa bizneset private vazhdojnë aktivitetin pa garanci të ardhurash, çka krijon pabarazi dhe vështirësi operimi.
Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, ndonëse shërbimet supozohet të funksionojnë online, shumë sisteme shtetërore rezultuan jashtë funksionit ose me probleme serioze.
Bizneset raportuan për Monitor se aplikimet dhe shërbimet bazë u bllokuan për ditë të tëra.
Në Qendra Kombëtare e Biznesit nuk kryhen regjistrime apo ndryshime, ndërsa sistemet e faturimit dhe shërbimeve sociale nuk funksionojnë.
Edhe qytetarët hasin vështirësi në shkarkimin e certifikatave për shkak të mungesës së aksesit.
Ndërkohë, vetëm sistemi i tatimeve punon normalisht, ndërsa platformat e ndërlidhura përmes Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpesh bien.
Situata po penalizon seriozisht aktivitetin ekonomik, duke krijuar paradoksin që bizneset “i luten” qeverisë t’i lejojë të punojnë. /Monitor