Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë sërish siguracioni i makinave, duke reflektuar drejtpërdrejt historikun e aksidenteve të drejtuesve.
Rregullorja e re e sigurimit, e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, parashikon që shoferët që kanë shkaktuar aksidente gjatë vitit 2025 do të paguajnë sigurim më të larta në vitin 2026.
Kjo ndodh sepse nga janari hyn në zbatim mekanizmi “bonus-malus”, ndërsa aksidentet para vitit 2025 nuk do të merren në konsideratë.
Që nga janari i këtij viti, siguracioni llogaritet mbi 7 faktorë risku, përfshirë fuqinë motorike, moshën dhe eksperiencën e shoferit, përdorimin e mjetit, qarkun e regjistrimit dhe vjetërsinë e makinës.
Sipas drejtueses së AMF-së, Mimoza Kaçi, sistemi synon të rrisë përgjegjshmërinë e drejtuesve të mjeteve.
Ajo theksoi se nuk ekziston një model unik europian që i përshtatet çdo vendi.
Sipas të dhënave, vetëm rreth 3.8% e drejtuesve pritet të penalizohen me “malus”.
Ndërsa shumica e shoferëve të rregullt do të përfitojnë “bonus”, duke paguar sigurim më të ulët.
Në këtë mënyrë, sistemi i ri synon të shpërblejë drejtimin e sigurt dhe të penalizojë sjelljen e rrezikshme në rrugë.