Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 826 milionë euro gjatë vitit të kaluar për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit dhe për të frenuar zhvlerësimin e euros.
Pjesa më e madhe e këtyre blerjeve është realizuar jashtë kalendarit të planifikuar, përmes ndërhyrjeve direkte në treg.
Vetëm në tremujorin e tretë, banka qendrore zhvilloi shtatë ankande të planifikuara, ku u blenë 108 milionë euro.
Në total, përmes ankandeve të rregullta gjatë tre tremujorëve të parë, blerjet arritën në 230 milionë euro.
Ndërkohë, blerjet jashtë planifikimit në të njëjtën periudhë kapën vlerën e 596 milionë eurove, të nxitura nga forcimi i lekut.
Këto ndërhyrje lidhen kryesisht me flukset e larta valutore nga turizmi, remitancat dhe hyrjet kapitale, duke konfirmuar një rol aktiv të bankës qendrore në menaxhimin e tregut valutor.