Nga 22 janari është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale (DIVA).
Risi këtë vit është se DIVA mund të plotësohet edhe nga individë pa detyrim ligjor, nëse kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe synojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin.
Kompensimi përllogaritet nga rillogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve: 48 mijë lekë në vit për çdo individ dhe 100 mijë lekë shtesë për ata me të ardhura deri në 1.2 milionë lekë në vit.
Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi dhe nuk kërkohet dorëzim dokumentesh në momentin e deklarimit.
Individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar duhet të paraqesin një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve për kthimin e shumës.
DIVA 2026 gjenerohet e paraplotësuar me të ardhurat nga punësimi dhe tatimin përkatës.
Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës është deri më 31 mars 2026, ndërsa aksesi kryhet përmes faqes së tatimeve duke u identifikuar me e-Albania.
Administrata tatimore parashikon që fondi total i kompensimit për fëmijët të arrijë rreth 15 milionë euro.
RUBRIKAT E PLOTA TË DIVA-S
SEKSIONI A: TË DHËNA IDENTIFIKUESE
(3/4) REZIDENT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Po Jo
TË DHËNA IDENTIFIKUESE PËR INDIVIDIN
(5) Emri
Atësia
Mbiemri
Gjinia: M, F
(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit
(7) Adresa Kryesore:
(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: Tirane
(9) Statusi i Deklaruesit
i/e martuari/e martuar me fëmijëbeqar/ei/e vei/e divorcuarkryefamiljar/e
Të DHËNA PLOTËSUESE PËR INDIVIDIN
(10) Telefoni
Cel.
Posta Elektronike (e-mail)
(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore: a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronarid) të tjera
(12) Emër/ Mbiemër i pronarit
Adresa
ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE
(13) Adresa
(14) Nr. Tel:
Cel.
Posta Elektronike (e-mail)
(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi, b) me qira, c) falas nga pronari, d) të tjera
(16) Emri /Mbiemri i pronarit
Adresa
PERSONA NË KUJDESTARINË E DEKLARUESIT
(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej
Numri i personave brenda familjes në kujdestari
Të tjerë persona në kujdestari
FËMIJË NËN MOSHËN 18 VJEÇ
(18)Numri i fëmijëve në ngarkim të deklaruesit nën moshën 18 vjeç (Plotësohet nga prindi që ka të ardhurat vjetore me të larta në familje)
SEKSIONI B : TË DHËNA PËR LLOGARITJEN E TATIMIT
TE ARDHURAT BRUTO
(3) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit
(4) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e ngjashme me punësimin por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit
(5) Të ardhurat bruto nga dividendi
(6) Të ardhurat bruto nga qiraja
(7) Kthimi i investimit nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat
(8) Të ardhurat bruto nga interesat bankare
(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj
(10) Fitimi kapital i tatueshëm i krijuar nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme
(11) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit
(12) Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
(13) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes
(14) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë
(15) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit
(16) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë
(17) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë
(18) Të ardhura nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale
(19) Të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale
(20) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
(21) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara jashte territorit të Republikës së Shqipërisë
(22) Të ardhura bruto të tjera përjashtuara nga tatimi
(23) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO
SHPENZIME TË ZBRITSHME
(24) Zbritje nga te ardhurat nga punesimi sipas nenit 22, pika 1, gërmat a, b dhe c
(25) Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç
(26) Shpenzime për arsimin e fëmijëve
(27) Zbritje për kontributin ne skemën e pensionit privat nga te ardhurat e punësimit
(28) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat e dividendit
(29) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat tjera përveç të ardhurave nga dividendi
(30) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME DHE ZBRITJEVE TË TJERA (kutia 24 deri 29)
LLOGARITJA E TATIMIT PËR TU PAGUAR
(31) Të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit
(32) Tatimi i llogaritur mbi të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit
(33) Të ardhurat e tatueshme nga dividendi
(34) Tatimi i llogaritur mbi te ardhurat e tatueshme nga dividendi
(35) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga dividendi dhe marrëdhëniet e punësimit
(36) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi dhe dividendi
(37) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR
TATIMET E PAGUARA GJATË PERIUDHËS TATIMORE
(38) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit
(39) Tatim mbi të ardhurat e ngjashme me marrëdhëniet e punësimit por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit
(40) Tatimi mbi dividentin
(41) Tatimi mbi qiranë
(42) Tatimi mbi fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat
(43) Tatimi mbi interesat bankare
(44) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj
(45) Tatimet mbi fitimet kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme
(46) Tatimi mbi fitimet nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit
(47) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
(48) Tatimi mbi fitimet kapitale nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes
(49) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit
(50) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë
(51) Tatimi mbi të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale
(52) Tatimi mbi të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale
(53) Tatimi mbi të ardhura të tjera të pa përmenduara më lart të realizuara brenda territorit të R. Sh
(54) Tatimi i llogaritur dhe i paguar mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
(55) Kreditimi i tatimit të huaj
(56) SHUMA E TATIMIT TË PAGUAR
(57) TATIMI I MBIPAGUAR
(58) TATIMI I DETYRUAR PËR T’U PAGUAR