Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë ndjeshëm në vitin 2025, duke u ulur me rreth 2.3 herë krahasuar me vitin 2024.
Nga 147.5 milionë euro të mbledhura një vit më parë, të ardhurat zbritën në vetëm 65 milionë euro, poshtë edhe planifikimit zyrtar të bashkisë.
Kjo rënie vjen pas një viti rekord për lejet e ndërtimit në 2024, ndërsa 2025 shënoi një kthesë të fortë negative.
Taksa e ndikimit, e lidhur drejtpërdrejt me ndërtimet e reja dhe e vendosur në nivelin 8%, po ndikohet nga ngadalësimi i tregut.
Një fenomen i përhapur janë lejet e ndërtimit që mbeten vetëm në letër, pasi ndërtuesit nuk paguajnë taksën dhe nuk nisin punimet, sidomos për kullat e larta.
Kjo situatë sinjalizon se euforia në ndërtim ka kaluar kulmin dhe tregu ka hyrë në një fazë ftohjeje.
Rënia e të ardhurave shihet si tregues se ndërtuesit po përgatiten për një shtrëngim të mundshëm të tregut. /Kapitali